KF Deçiqi po e realizon projektin e madh për stadium

Futboll

KF Deçiqi po e realizon projektin e madh për stadium

Nga: K. G. Më: 10 janar 2024 Në ora: 23:33
Pamje nga punimet

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, synon titullin e kampionit në Mal të Zi, po e realizon projektin e madh të stadiumit.

Ata njoftojnë se punimet janë në fazën përfundimtare.  

“Punimet në stadiumin tonë vazhdojnë dhe janë në fazën përfundimtare dhe nëse kushtet atmosferike janë në favorin tonë, shpresojmë që së shpejti dhe të përfundojnë.

Duhet cekur që klubi ynë është duke realizuar një projekt të madh ku përfshin ndërtimin e godinës kryesore dhe tribunave, rekonstruksionin komplet të fushës ndihmëse si dhe një fushë të tretë komplet të re, e cila do të jetë në shërbim të klubit tonë.

Paralel me ketë projekt është duke u ndërtuar edhe infrastruktura rrugore  e re dhe moderne.
Krejt kjo realizohet në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Malit të Zi dhe Komunën e Tuzit”,
njofton KF Deçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat