Tmerri në fluturimin e kombëtares së Gambisë

Futboll

Tmerri në fluturimin e kombëtares së Gambisë

Më: 11 janar 2024 Në ora: 11:56
Gambia

Kombëtarja e Gambisë përjetoi momente të frikshme në aeroplan gjatë fluturimit për në Bregun e Fildishtë për Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi kishte problem serioz me mungesën e oksigjenit brenda në kabinë.

Anëtëarët e ekipit dhe trajneri Tom Saintfiet bënë një përshkrim rrëqethës për situatën e ndodhur.

“Ne të gjithë mund të kishim vdekur.

Të gjithë na zuri gjumi shpejt, edhe mua.

Kam pasur ëndrra të shkurtra se si mbaroi jeta ime. Pas nëntë minutash, piloti vendosi të kthehej sepse nuk kishte furnizim me oksigjen. Disa lojtarë nuk u zgjuan menjëherë pas uljes.

Ne pothuajse morëm helmim nga monoksidi i karbonit. Edhe gjysmë ore fluturim dhe të gjithë ne do të kishim vdekur.

Unë jam i gatshëm të vdes në fushën e futbollit, por jo jashtë saj”, është shprehur trajneri i kombëtares së Gambisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat