Klubi spanjoll refuzon ofertën e Arsenalit

Futboll

Klubi spanjoll refuzon ofertën e Arsenalit

Më: 11 janar 2024 Në ora: 12:20
Arteta dhe Arsenali

Tri humbje në tri ndeshjet e fundit, dhe vetëm një gol i shënuar.

Arsenali po kalon një moment delikat. Sulmi nuk po “ndez” dhe tifozët shpresojnë që klubi të sigurojë një përforcim në këtë repart gjatë merkatos dimërore.

“Pse nuk po shënojmë? Sepse topi nuk do të futet në rrjetë…

Nuk po arrijmë t’i konkretizojmë rastet tona”, u shpreh trajneri Mikel Arteta pas humbjes 0-2 përballë Liverpoolit në FA Cup.

Në skenë ka dalë Borja Mayoral, 26-vjeçari që po shkëlqen në kampionatin italian.

Sulmuesi spanjoll ka shënuar 14 gola deri në këtë fazë të sezonit me Getafen. Më shumë se ai ka shënuar vetëm Bellingham në La Liga.

Drejtuesit e Arsenalit kanë bërë ofertën e parë për kartonin e Mayoral, për shërbimet e të cilit kanë ofruar rreth 26 mln euro.

Por, Getafe, që e bleu për 10 mln euro nga Reali në vitin 2022, kërkon 45 mln euro për ta lënë të lirë. Kështu që tek Arsenali duhet ta rrisin ofertën për kartonin e sulmuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat