​Zyrtare, Sancho kthehet te Dortmundi

Futboll

​Zyrtare, Sancho kthehet te Dortmundi

Më: 11 janar 2024 Në ora: 13:57
Sancho

Borussia Dortmundi ka nënshkruar me lojtarin ofensiv Jadon Sancho në formë huazimi deri në fund të sezonit. Anglezi, aktualisht nën kontratë me Manchester United, nënshkroi të enjten kontratë huazimi deri më 30 qershor 2024.

“Jadon është një lojtar me diferencë absolute dhe mezi pres ta shoh përsëri në fushë me fanellën tonë. Ai e njeh këtë qytet, tifozët tanë dhe klubin tonë. Edhe pse ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje në muajt e fundit, ne jemi të sigurt se ai shpejt do të përshtatet përsëri me ne, do të futet në top formë dhe do të përdorë cilësitë e tij për të na ndihmuar të arrijmë objektivat tona”, ka thënë drejtori sportiv i Dortmundit Sebastian Kehl.

Ndërsa Sancho deklaroi se mezi pret t’i shoh sjokët e skuadrës duke premtuar shumë gola.

“Kur erdha në dhomën e zhveshjes sot, u ndjeva sikur të kthehesha në shtëpi. E njoh klubin brenda dhe jashtë, kam qenë gjithmonë shumë i afërt me tifozët këtu dhe asnjëherë nuk kam humbur kontaktet me përgjegjësit. Mezi pres të shoh përsëri shokët e skuadrës, të dal në fushë, të luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë, të shënoj gola dhe të ndihmoj për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, theksoi Jadon Sancho.

23-herë reprezentuesi anglez luajti gjithsej 137 ndeshje konkurruese (50 gola/64 asistime) për Borussia Dortmundin midis 2017 dhe 2021 dhe më pas u kthye në vendin e tij. Në vitin 2021 ai fitoi Kupën DFB me BVB me një fitore 4-1 kundër Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat