Sensi i thotë po Leicesterit

Futboll

Sensi i thotë po Leicesterit

Më: 11 janar 2024 Në ora: 18:03
Stefano Sensi

Mesfushori ka dhënë miratimin për kalimin në Angli. Zikaltërit duan të paktën 2 milionë euro!

Stefano Sensi i thotë po transferimit te Leicester, i cili bëri një lëvizje konkrete për mesfushorin.

Ky është lajmi i fundit për merkaton e Interit, tashmë në pritje të ofertës zyrtare nga klubi anglez, i cili po dominon Championship me dhjetë pikë epërsi ndaj Ipswich. Për momentin nuk ka ende kontakte mes dy klubeve.

Për kontratën e Sensit, e cila skadon në qershor 2024, Interi kërkon të paktën dy milionë euro.

Lojtari, i lindur në vitin 1995, ka bërë tre paraqitje në ligë dhe një në Kupën e Italisë për zikaltërit deri më tani këtë sezon për një total prej 65 minutash në fushë.

Nëse realizohet edhe ky transferim, pas atij të Agoumé që u huazua te Sevilla, Interi mund të krijojë vend për një sulmues të ri në skuadër. Megjithatë, drejtuesit do të presin deri në fund të afatit kalimtar për të shfrytëzuar rastin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat