Klubi francez denoncon ish-lojtarin e Romës

Futboll

Klubi francez denoncon ish-lojtarin e Romës

Më: 11 janar 2024 Në ora: 18:48
Nemanja Matiq

Nemanja Matiq kaloi verën e vitit 2023 nga Roma te Rennes në Ligue 1.

Por, aventura e serbit në Francë nuk shkoi sipas parashikimeve dhe mesfushori këmbëngul që të largohet me çdo kusht nga Rennes në këtë merkato dimërore.

Madje, 35-vjeçari nuk është rikthye në stërvitje me skuadrën franceze si dhe është larguar nga qyteti pa lajmëruar askënd nga drejtuesit e klubit. Së fundmi, te Rennes kanë dalë me një komunikatë zyrtare ku denoncojnë sjelljen e ish-romanistit.

“Matic nuk është paraqitur në seancat e fundit stërvitore dhe kjo sjellje është e papranueshme sidomos kur vjen nga një lojtar me shumë eksperiencë dhe që për më tepër është nën kontratë deri në vitin 2025”, shkruhej në komunikatën e Rennes.

Mediat franceze e shohin këtë lëvizje të Matic si një mënyrë për të sforcuar kalimin e tij tek Lyon, klub me të cilin ka gjetur akordin për të vijuar karrierën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat