Lojtari kroat afër nënshkrimit me Voskën!

Futboll

Lojtari kroat afër nënshkrimit me Voskën!

Më: 11 janar 2024 Në ora: 20:01
Mario Vrdoljak

Ish futbollisti i Brera nga Strumica, Mario Vrdoljak, duket se në pranverë do të luajë për skuadrën shqiptare, Voska e Ohrit. 

Sipas informacioneve, kroati nga Bosnja, mund të luajë në disa pozita në mbrojtje dhe në mesfushë, tashmë ka marrëveshje me skuadrën e ligës së parë nga Ohri dhe pritet nënshkrimi dhe prezantimi i tij.

Kujtojmë se Vrdoljak ishte një vit në Brera të Strumicës, u vendos si lider i skuadrës dhe prandaj në pjesën e vjeshtës ishte edhe kapiten.

Mirëpo, bashkëpunimi me ekipin nga Strumica nuk vazhdoi dhe ai u largua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat