Barcelona eliminon Osasunën, ndeshet me Realin në finale

Futboll

Barcelona eliminon Osasunën, ndeshet me Realin në finale

Nga: K. G. Më: 11 janar 2024 Në ora: 21:56
Pamje nga ndeshja

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Osasunës, në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.

Futbollisti Robert Lewandowski e Yamal janë autorë të golit të kualifikimit të Barcelonës.

Lewandowski shënoi në minutën e 59-të e Lamine Yamal në atë të 90+3.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin KSU në Riyadh të Arabisë Saudite.

Barcelona në finale do të ndeshet me rivalin e vjetër e të përjetshëm, Real Madridin.

Të dielën, në orën 20:00, Reali i Madridit do të përballet me Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat