​Pse tifozët e Milanit po e kërkojnë Conten si zëvendësues të Piolit?

Futboll

​Pse tifozët e Milanit po e kërkojnë Conten si zëvendësues të Piolit?

Më: 12 janar 2024 Në ora: 12:55
Antonio Conte

Shumica e tifozëve të Milanit në rrjetet sociale po shpresojnë që Antonio Conte do ta zëvendësojë Stefano Piolin në sezonin 2024/25, pasi që ish-trajneri i Juventusit dhe Interit garanton garë për tituj.

Conte u largua nga Tottenhami me marrëveshje të dyanshme në prill të vitit 2023 dhe momentalisht është i pa punë, por pritet që të bëjë një rikthim në Serie A sezonin e ardhshëm.

Me Milanin që nuk pritet të vazhdojë me Piolin pas këtij sezoni, shumica e tifozëve të Milanit kanë përkrahur Conten që të jetë zëvendësuesi i Piolit nga sezoni i ardhshëm.

Në rrjetin social “X”, ndryshe i njohur si “Twitter”, disa tifozë mendojnë se Conte do të sillte garë për tituj te Milani, i cili momentalisht gjendet i treti në Serie A dhe veçse është eliminuar nga Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve këtë sezon.

“Asnjë trajner nuk është më i njohur se Conte për tifozët e Milanit”, shkroi gazetari Alessandra Gozzini.

“Shumë besojnë se me të ‘Rossonerët’ do të ishin pretendent për tituj sërish dhe nuk ka rëndësi nëse ai e ka fituar titujt e fundit me Juventusin e Interin”.

Conte ka fituar katër Scudetti si trajner, tre herë me “Zonjën e Vjetër” dhe një herë me Interin në sezonin 2020-21, kur ai i dha fund dominimit vendas të “Bianconerëve”, që kishte filluar nën drejtimin e tij nëntë vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat