​Ja sa para do të fitojë fituesi i Superkupës së Spanjës

Futboll

​Ja sa para do të fitojë fituesi i Superkupës së Spanjës

Më: 12 janar 2024 Në ora: 15:06
​Ja sa para do të fitojë fituesi i Superkupës së Spanjës

Barcelona do të provojë ta mbrojë titullin e kampionit të Superkupës së Spanjës që e fitoi vitin e kaluar në Riad kundër Real Madridit.

Skuadra e Xavi Hernández mundi Osasunën këtë të enjte në Al-Aëëal Park me golat e Leëandoëski dhe Lamine Yamal dhe këtë të dielë në orën 20:00 do të luhet finalja.

Një klasike për të sqaruar titullin e parë të sezonit, në të cilin, përveç kësaj, do të ketë një milion euro shtesë për kampionin. Të dyja skuadrat kanë nga 7 milionë të garantuara, 6 për pjesëmarrje dhe një tjetër për fitoren në gjysmëfinale, fituesi do të marrë edhe një milionë euro shtesë.

Më shumë se një klasike luhet në Awwal Park të Riadit. Është një milion në lojë, gjë që nuk do të dëmtonte asnjërën nga skuadrat. Mbi të gjitha, te Barça, e cila po përpiqet të fokusohet në merkato në kërkim të një mesfushori.

“Do të ishte shumë mirë të nënshkruanim me një mesfushor këtë janar, por realiteti është se sot nuk ka mundësi të regjistrohet askush për shkak të çështjeve ekonomike”, tha Xavi.

Shpërndarja ekonomike në Superkupën e Spanjës është vendosur në bazë të rezultateve sportive, audiencës televizive dhe vlerës që kanë klubet në shpërndarjen aktuale të të drejtave audiovizive. Në çdo edicion, Federata e Spanjës merr 40 milionë euro dhe e shpërndan shumicën në atë që ata e quajnë piramidën e futbollit.

Real Madridi dhe Barcelona kanë marr nga shtatë milionë euro për të arritur në finale, ndërsa Atlético Madridi do t'i afrohet tre milionëve, ndërsa Osasuna do të marrë pak më shumë se një milion euro.

Fituesi i Superkupës së Spanjës do të shpërblehet edhe me një milionë euro të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat