Thirrja e Rocchit

Futboll

Thirrja e Rocchit

Më: 12 janar 2024 Në ora: 15:09
Gianluca Rocchi

Përzgjedhësi i arbitrave në Itali, Gianluca Rocchi kërkon që të ulen tonet sa u përket polemikave që kanë shpërthyer në lidhje me gjykimin në Serie A.

Gabime në gjykim dhe në VAR, dhe shumë akuza të forta të klubeve apo tifozëve. Si ajo e Sean Soglianos, drejtorit sportive të Hellas Veronës.

Që pretendon edhe humbi 2-1 ndaj Interit nga një gol që duhej anuluar për faull të Bastonit ndaj Dudës.

“Po e shpërdorojmë VAR-in. Por tani do të fillojmë të mos merremi me çdo gjë që thuhet në lidhje me teknologjinë.

Nuk duhet të flasim për arbitrat deri në 12 orë pas ndeshjeve, kështu do të kufizojmë polemikat në masën 90%”, u shpreh Rocchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat