Ka oferta nga La Liga

Futboll

Ka oferta nga La Liga

Më: 12 janar 2024 Në ora: 15:17
Jasir Asani

Jasir Asani pasi shkëlqeu me fanellën e Kombëtares sonë pritet të nisë një aventurë të re në merkaton e janarit.

Sulmuesi kuqezi ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve në Evropë, në Spanjë dhe jo vetëm, por në mënyrë surprizë pengesë është kthyer klubi i Guanzhue.

Fillimisht, klubi korean e vlerësonte me 1,5 milionë euro kartonin e Asanit, por pas paraqitje shumë të mira me Shqipërinë kanë rritur kërkesat e tyre. Asani ka edhe një vit kontratë me klubin korean, por nuk pritet të qëndrojë deri në fund, ky sesion është ideali për t’u larguar.

Ish lojtari i Partizani dhe agjenti i tij po negocion prej kohësh me klubin e Celta Vigos, ndërsa ka admirues edhe në Francë e Gjermani.

Me Evropianin përpara, Asani është në kërkim të një klubi që i garanton minuta pasi kërkon që në “Euro2024” të shkojë në kushte perfekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat