Zenunaj, një qendërmbrojtës për Nicën

Futboll

Zenunaj, një qendërmbrojtës për Nicën

Më: 12 janar 2024 Në ora: 16:33
Zenunaj

Kukësi prezanton 23-vjeçarin e ardhur nga kosovarët e KF Liria!

Kukësi zyrtarizon një tjetër goditje të rëndësishme, në tentativë për të plotësuar nevojat e teknikut Stavri Nica. Melos Zenunaj është qendërmbrojtësi i ri i verilindorëve. 23-vjeçari i lindur në Klinë, vjen te Kukësi nga kampionati kosovar, ku ka luajtur në radhët e KF Liria.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!

Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër” është njoftimi i klubit për të konfirmuar ardhjen e një lojtari që mendohet të japë siguri për Kukësin në një repart që ka patur jo pak problem gjatë gjysmës së parë të kampionatit. 1.84 metra i gjatë, Zenunaj mund të luajë në të gjithë pozicionet defensive, edhe pse rolin natyral e ka qendror.

Një mbrojtës që ka luftën në ajër armën e tij më të fortë si tregojnë 3 golat e shënuar në 15 ndeshjet e këtij sezoni. Pavarësisht moshës së re, Zenunaj ka nisur 78% të ndeshjeve si titullar, duke luajtur 72% të minutave në dispozicion, duke u përfshirë në 23% të aksioneve ofensive të skuadrës së tij. Praktikisht një siguri për Kukësin për gjysmën e dytë të sezonit, në të cilin shpresohet mbijetesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat