Sulmuesi i Bournemouthit futbollisti i muajit në Premier League

Futboll

Sulmuesi i Bournemouthit futbollisti i muajit në Premier League

Më: 12 janar 2024 Në ora: 17:32
Dominic Solanke

Dominic Solanke i Bournemouthit u shpall futbollisti më i mirë në Premier League për muajin dhjetor, duke u bërë lojtari i parë i këtij klubi që e fiton këtë çmim në histori.

Gjatë muajit të kaluar, sulmuesi anglez realizoi gjashtë gola në Premier League dhe në renditjen e përgjithshme të golashënuesve të elitës së futbollit anglez renditet i tretë me 12 gola, dy më pak se kryesuesit Erling Haaland dhe Mohamed Salah.

Solanke shënoi kundër Aston Villas, Manchester United, Fulhamit dhe një “hat-trick” (tregolësh) kundër Nottingham Forestit.

Çmimi për trajnerin e muajit shkoi për Unai Emery, nga Aston Villa: në shtatë ndeshje në dhjetor ai humbi vetëm një, duke mposhtur Manchester City-n dhe Arsenalin, pa pësuar gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat