Arabia Saudite e kërkon, Atletico Madrid i vendos çmimin Angel Correa

Futboll

Arabia Saudite e kërkon, Atletico Madrid i vendos çmimin Angel Correa

Më: 12 janar 2024 Në ora: 17:42
Angel Correa

Atletico Madrid është shumë i qartë për situatën e Angel Correa.

Sipas “AS”, klubi madrilen do ta lejojë sulmuesin të largohet vetëm nëse arrin një ofertë e konsiderueshme mbi 30 milionë euro.

Skuadrat më të interesuara për të janë ato të Arabisë Saudite. Correa ka një kontratë me Atletico dhe konsiderohet një lojtar i rëndësishëm nga Simeone.

Prandaj nuk është i gatshëm ta humbasë lehtë, pa fituar nga shitja e kartonit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat