Burnley - Luton ndajnë pikët

Futboll

Burnley - Luton ndajnë pikët

Më: 12 janar 2024 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Burnley-Luton ndajnë pikët në javën e 21-të Premier League, në një sfidë shumë të luftuar, që në fund u mbyll me barazimin 1-1.

Vendasit gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në minutën e 36’, me Amdouni që zhbllokoi sfidën.

Ndërkohë nga ana e miqve u tentua në disa raste për të gjetur golin e barazimit, por ia dolën vetëm në minutën 90+3′, me Morris që shënoi për skuadrën e Luton.

Kështu pas javës së 21-të të Premier League, Burnley renditet në vend të 19-të me 12 pikë, teksa Luton renditet në vend të 18-të me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat