Vazhdon vuajtja për Sevilla-n

Futboll

Vazhdon vuajtja për Sevilla-n

Më: 12 janar 2024 Në ora: 23:09
Alaves

Sevilla vazhdon të vuajë në La Liga, ndërsa bie në shtëpi ndaj Alaves, në takimin e javës së 20-të që u mbyll me rezultatin 2-3.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 26’, me Tenaglia që kaloi miqtë në avantazh. Teksa në minutën e 40’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Garcia, i cili dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij.

Vendasit provuan të reagonin në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 70’ Mir rihapi sfidën, teksa në minutën e 81’ Ocampos barazoi për Sevilla-n.

Megjithatë ndeshja u vulos në minutën e 90’, me Duarte që shënoi golin e tretë dhe të fitores për Alaves.

Pas javës së 20-të të La Liga, Sevilla renditet në vend të 16-të me 16 pikë, teksa Alaves renditet në vend të 13-të me 20 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat