Katari debuton me fitore

Futboll

Katari debuton me fitore

Më: 12 janar 2024 Në ora: 23:20
Katari

Ka nisur Kupa e Azisë 2023, që po zhvillohet në Katar, pas tërheqjes së Kinës, që duhet të organizonte eventin në verën e vitit të kaluar.

Vendasit kanë debutuar me fitore, në ndeshjen hapëse të turneut, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Libanin.

Afif ka zhbllokuar sfidën në fundin e pjesës së parë, ndërsa Almoez Ali ka dyfishuar shifrat në pjesën e dytë. Në minutën e 6-të shtesë Afif ka shënuar golin e dytë personal dhe ka vulosur fitoren 3-0 të kampionëve në fuqi të turneut.

 Japonia dhe Korea e Jugut janë dy skuadrat favorite për fitimin e titullit, por edhe Irani ka një skuadër cilësore. Nesër do të luhen tre ndeshje të tjera të fazës së grupeve të Kupës së Azisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat