Reagon arbitri spanjoll

Futboll

Reagon arbitri spanjoll

Më: 13 janar 2024 Në ora: 10:59
Gonzalez e Messi

“Çështja Negreira” është sërish në lajm në Spanjë për shkak të deklarimit para Gardës Civile të 21 arbitrave në total, të cilët kanë zbuluar përfshirjen e ish-numrit dy të gjyqtarëve, Enrikez Negreira.

Gazeta “El Mundo” ka pasur akses në të gjitha deklaratat e arbitrave, midis të cilëve spikat ajo e Hose Luis González González.

Arbitri madrilen ka deklaruar para Gardës Civile se Barcelona e kishte punësuar Negreirën “për të marrë një lloj përfitimi sportiv”.

Hetuesit e rastit “Negreira” e pyetën gjyqtarin González González se cila mendon se është arsyeja pse Barcelona punësoi Hose María Enrikez Negreirën dhe djalin e tij edhe përgjigja ka qenë befasuese.

“Unë e kuptoj se ata dëshironin të merrnin disa përfitime sportive. Negreira i ka lënë të kuptonin se ai kishte një farë pushteti mbi gjyqtarët”.

Arbitri në fjalë, i cili e zhvilloi karrierën e tij deri në vitin 2020, duke u bërë më vonë gjyqtar i VAR-it, pohon gjithashtu se djali i tij “përfitoi nga pozicioni” i Enrikez Negreirës si nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve për të marrë një përfitim ekonomik.

“Mendimi im është se Enrikez Negreira arriti një marrëveshje me drejtorët e Barcelonës për të përfituar privatisht nga këto pagesa dhe për t’i shpërndarë ato mes tyre”, tha Gonzalez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat