Ankohet

Futboll

Ankohet

Më: 13 janar 2024 Në ora: 11:07
Luis Enrike

Sipas trajnerit spanjoll, Luis Enrike, janë 160 milionë euro të shpenzuara keq nga Paris Sen Zhermeni.

Sipas tij transferimet e Gonzalo Ramosit dhe Randal Kolo Muani janë të gabuara ose ende nuk kanë treguar potencialin e tyre të investuar.

Mediat franceze shtojnë gjithashtu se Luis Enrike është “skeptik” në lidhje me mundësitë e dy lojtarëve për të performuar në nivelet më të larta.

Pavarësisht mesazheve të vazhdueshme mbështetëse për të dy të shprehura publikisht, sidomos në konferencat për shtyp, ish-trajneri i Romës dhe Barcelonës nuk beson se ata kanë cilësi të mjaftueshme për të luajtur një rol vendimtar në skuadrën, e cila aktualisht kryeson Ligue 1 me pesë pikë përpara Nicës.

Kujtojmë se Gonzalo Ramos u transferua nga Benfika te Paris Sen Zhermeni në gusht për 65 milionë euro plus bonuse dhe luajti 19 ndeshje në të gjitha garat, me katër gola dhe një asist.

Shifrat e Kolo Muani janë sigurisht më të mira, 10 gola (1 në Ligën e Kampionëve) dhe 2 asiste në 24 paraqitje, por ai kushtoi 95 milionë euro në verë dhe nuk po i tregon cilësitë e mira që ai kishte treguar me fanellën e Aintrahtit nga Frankfurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat