Materazzi: Interi është më i forti

Futboll

Materazzi: Interi është më i forti

Më: 13 janar 2024 Në ora: 12:02
Marco Materazzi

Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Interit dhe kombëtares italiane, është fokusuar te kampionati dhe pozicioni i zikaltërve gjatë një interviste dhënë në faqet e “Gazzetta dello Sport”: “E vërteta është se unë shoh një objektiv të vetëm nga ana e të gjithëve: të rrëzojnë Interin, që është më i forti”.

Sa vlejnë 2 pikë plus në renditje, distancë me të cilën Interi e nis fazën e dytë të kampionatit?

Mendoj se vlejnë sa zero pikë, arsyetimi nuk ndryshon. Interi dëshiron të fitojë titullin, e di mirë se edhe Juventusi dëshiron ta bëjë këtë. Le t’i lëmë mënjanë ato që thotë Allegri dhe bisedat për vendin e katërt…

Si i shpjegoni polemikat pas Inter-Verona?

Kjo do të thotë se të gjithë na frikësohen neve, e thjeshtë fare. E vërteta e asaj ndeshjeje është se arbitri u mashtrua më shumë nga Duda sesa nga VAR-i. Lojtari i Veronës u tall me arbitrin.

Dhe kur e bën këtë, merr përsipër rrezikun e pasojave. Unë them që aksioni duhej të ndërpritej, sigurisht, por të mos flasim për bërrylin e Bastonit. Nuk ka qenë kështu, ndoshta ka qenë një shpatull…

Si e shihni ndeshjen e 4 shkurtit?

Do të jetë vendimtare për të fituar titullin. Dhe do të luhet në “San Siro”. Në të vërtetë, vetë “San Siro” do të luajë ndaj Juventusit…

Jemi mësuar me stadiumin gjithmonë plot. Le të themi se lojtarët dhe ne tifozët tashmë jemi gati për atë ndeshje.

Unë do të shtoj një gjë. Në ndeshjen e fundit dëgjova disa fishkëllima për Arnautovic, nuk duhen. Si ai, ashtu edhe Sanchez duan të mirën e Interit. Ata vetë duhet të kuptojnë që, nëse nuk po shënojnë, nuk është për arsye teknike,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat