Carvajal i gatshëm për finalen e Superkupës

Futboll

Carvajal i gatshëm për finalen e Superkupës

Më: 13 janar 2024 Në ora: 12:31
Dani Carvajal

Dani Carvajal do të jetë i gatshëm për të ndihmuar Real Madridin në fitimin e trofeut të parë për këtë vit.

“Los Blancos” do të përballen nesër me Barcelonën, në finalen e Superkupës së Spanjës.

Carvajal shënoi në fitoren 5:3 në gjysmëfijale ndaj Atletico Madridit, por u tha pastaj se ai ka një shqetësim lëndimi.

Sipas “Mundo Deportivo”, spanjolli humbi seancën stërvitore të premten, pasi stërviti i vetëm në palestër.

Por, shqetësimi për gjendjen fizike të 32-vjeçarit nuk do të jetë një problem dhe Ancelotti është i vendosur të luajë me mbrojtësit e njëjtë edhe në finalen e nesërme.

Finalja do të zhvillohet nga ora 20:00, në “KSU Stadium” në Riyadh të Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat