Ferizaj nuk ndalet me përforcimet, merr lojtarin e njohur

Futboll

Ferizaj nuk ndalet me përforcimet, merr lojtarin e njohur

Nga: K.G. Më: 13 janar 2024 Në ora: 14:12
Enis Gavazaj

Skuadra e futbollit Ferizaj nuk ndalet me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit përkatësisht të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.

Ferizaj përforcohet me Enis Gavazajn.

“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se sot ka arritur marrëveshje me mesfushorin e njohur dhe të dëshmuar në futbollin e Kosovës dhe rajonal, Alush Gavazaj. 

Gavazaj një lojtar me shumë përvojë, së fundmi ishte pjesë e Superligës me skuadrën e Lirisë, ndërsa në ta kaluarën ka qenë edhe pjesë e skuadrave nga Shqipëria si, KF Tirana, KF Bylis, Korabi Peshkopi dhe Tërbuni. 

Ai ka përvojë edhe në ndeshje ndërkombëtare, konkretisht në garat për kualifikime në Evropa League, me skuadrën e Renovës nga Maqedonia e Veriut. 

Karriera e Gavazajt është e pasuruar edhe me titullin kampion të Superligës së Kosovës, me skuadrën e Ferronikelit, në edicionin 2018/19”, njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat