Broja me notë të mirë në Angli

Futboll

Broja me notë të mirë në Angli

Më: 13 janar 2024 Në ora: 17:30
Armando Broja

Armando Broja ka qenë përsëri titullar për Çelsin sot në ndeshjen që blutë luajtën kudër Fullhemit, duke fituar me shifrat 1-0.

Sulmuesi shqiptar po përshtatet me një rol të ri në repartin e avancuar, pasi trajneri Poçetino e sheh atë më tepër në lojën në krah se sa në qendër.

Dhe Broja po tregon se po përshtatet mjaft mirë me këtë sistem të ri, siç e tregojnë edhe statistikat e tij, në një rol që kërkon që ai të pasojë e driblojë më shpesh,.

Sipas statistikave të përpiluara nga “SOFASCORE”, ai ka kryer me sukses 4 nga 6 driblimet që ka tentuar në këtë ndeshje.

Gjithashtu, kanë shkuar në destinacion 14 nga 15 pasimet e tentuara, duke treguar se futbollisti shqiptar po përmirësohet ndjeshëm edhe në këtë aspekt.

Ndaj për këtë arsyem, në bazë të statistikave që regjistroi në fitoren 1-0 të skuadrës së tij, Broja është vlerësuar me notën 7 nga “SOFASCORE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat