Pochettino: Ndeshje si kjo na ndihmojnë të rritemi

Futboll

Pochettino: Ndeshje si kjo na ndihmojnë të rritemi

Më: 13 janar 2024 Në ora: 23:32
Pochettino

Suksesi i tretë radhazi në Premier League për Chelsea-n e Mauricio Pochettino-s, i cili mundi Fulhamin me rezultatin 1-0 është një hap pozitiv, pas nisjes aspak të mirë të sezonit.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, argjentinasi theksoi skuadra e tij kishte mundësinë të shënonte më shumë, por shtoi edhe se këto ndeshje i ndihmojnë të rriten.

“Në pjesën e dytë filluam më mirë, mendoj se luajtëm futboll të shkëlqyeshëm për gjysmë ore dhe duhet të kishim shënuar edhe një ose dy gola të tjerë për ta mbyllur ndeshjen.

Në fund të ndeshjeve ne gabojmë dhe gjithmonë i lejojmë kundërshtarëve goditje nga këndi dhe hapësirë.

Fulham është i mirë në këto momente, por ne u mbrojtëm mirë dhe mendoj se kjo është një nga ato ndeshje që na ndihmojnë të rritemi në besim”-deklaroi Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat