Ardit Iljazi rikthehet në futbollin maqedonas

Futboll

Ardit Iljazi rikthehet në futbollin maqedonas

Më: 14 janar 2024 Në ora: 11:53
Ardit Iljazi në veprim

Ardit Iljazi rikthehet në futbollin tmaqedonas.

Kështu thonë informacionet e “infOSport.mk”, që bëjnë me dije se për futbollistin me origjinë nga Gostivari janë të interesuara dy skuadra nga Liga e Parë.

Iljazi së fundmi ishte pjesë e Teutës në Superligën shqiptare, aty ku luajti edhe me Erzenin.

Mbrojtësi 23-vjeçar, në futbollin shqiptarë ishte transferuar verën e vitit 2022, kur nga FC Shkupi ishte transferuar te skuadra shijakase e Erzenit.

Ndryshe karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te Gostivari, me të cilën skuadër kishte luajtur vetëm në Ligën e Dytë, ndërsa debutimin e tij në elitën e futbollit vendor e kishte bërë me 12 gusht të vitit 2019-të, kur me fanellën e FC Shkupit kishte debutuar në Çair kundër Makedonija Gj.P.

Në Ligën e Parë, aty ku me shumë gjasa do të luaj vitin 2024, Iljazi numëron gjithsej 37 ndeshje, ndërsa vetëm një më pak ka regjistruar në elitën e futbollit shqiptarë.

Vlen të theksohet, se Iljazi me FC Shkupin ka provuar veten të luaj edhe në Ligën e Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat