Halili: Kukësi pretendon “Final Four”

Futboll

Halili: Kukësi pretendon “Final Four”

Më: 14 janar 2024 Në ora: 16:41
Naim Halili

Kukësi do të luajë pas pak në transfertë përballë Vllaznisë. Sfida e vlefshme për javën e 19-të të Superiores do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Teksa, në prag të kësaj sfide foli drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili.

Ky i fundit u shpreh në mënyrë surprizuese se objektivi i verilindorëve është “Final Four”.

“Merkato e Kukësit këtë radhë ka qenë shumë intensive, por është e vështirë të gjesh lojtarë me kualitet. Kemi gjetur disa lojtarë që mendoj se do të bëjnë mirë në ekipin tonë.

Do të bëjmë edhe 2-3 përforcime të tjera para se të mbyllim merkaton. Jemi futur në merkato për sulmues sepse larguam La Torren sepse nuk ishte pjesë e skemave të trajnerit.

Ne pretendojmë që të ngjitemi në “Final Four”, patjetër”, është shprehur drejtori sportiv i Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat