Ancelotti lavdëron Gulerin

Futboll

Ancelotti lavdëron Gulerin

Më: 16 janar 2024 Në ora: 11:51
Ancelotti

Arda Guler ka fituar trofeun e tij të parë me Real Madridin, teksa madrilenët mposhtën Barcelonën me rezultat të thellë 4-1 në finalen e Superkupës së Spanjës.

Mesfushori turk mbeti në stolin rezervë gjatë tërë ndeshjes, pasi Karlo Ançeloti vendosi që të mos e aktivizojë atë. Deri më tani 18-vjeçari është paraqitur në dy ndeshje për Los Blankos.

Debutimi i tij erdhi ndaj Arandinas në Kupën e Mbretit si dhe më pas ndaj Atletiko Madridit në gjysmëfinale të Superkupës, ku u paraqit për tetë minuta lojë.

Edhe pse mjaft i ri në moshë, Ancelotti ka insistuar se Guler është tashmë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në ekipin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat