Stavri Nica vijon punën te Kukësi

Futboll

Stavri Nica vijon punën te Kukësi

Më: 16 janar 2024 Në ora: 12:14
Kukësi

Kukësi po kalon një periudhë të vështirë në Superiore me verilindorët që nuk fitojnë prej më shumë se dy muajsh.

Në këto kohë, Kukësi ka koleksinuar gjashtë barazime dhe tre humbje. Disfata e fundit kundër Vllaznisë la një shije të hudhur dhe trajneri Stavri Nica mendoi dorëheqjen duke ia komunikuar atë lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

Ndër të tjera, 69-vjeçari ishte edhe i pakënaqur me lëvizjet e klubit në janar duke e shtyrë kështu të konsideronte largimin nga verilindorët. Megjithatë, tashmë që nervat e momentin janë qetësuar disi, tekniku ka bërë prapakthehu dhe është shfaqur në stërvitjen duke drejtuar skuadrën normalisht.

Ka qenë edhe kërkesa e vetë lojtarëve që të vijonin punë me Nicën, ajo që e shtyu edhe më shumë ish-trajnerin e Laçit të vijojë punën me Kukësin. Kthesa do të kërkohet nga ndeshja e radhës e cila është ajo ndaj kryesuesve të Egnatias më datë 19 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat