Gazetari francez: Oferta e PSG-së për Mbape vlen sa piramidat e Egjiptit

Futboll

Gazetari francez: Oferta e PSG-së për Mbape vlen sa piramidat e Egjiptit

Më: 16 janar 2024 Në ora: 16:51
Mbape - djathtas

Oferta e PSG-së për rinovimin e kontratës me Kilian Mbape është diçka, të cilën nuk e kemi parë kurrë. Gazetari i njohur francez Daniel Riolo është në dijeni të kontratës së përgatitur nga klubi francez dhe pa treguar detaje shpjegon se vështirë do të refuzohet nga sulmuesi.

“Në këtë histori duhet të kemi diçka të qartë. Po asistojmë në një kontratë, e cila vlen shumë.

Është sikur t’i japim Romën apo Greqinë e vjetër një lojtari. Oferta vlen sa piramidat në Egjipt.

Po flasim për mbi 100 milionë euro në sezon”, tregon gazetari i njohur i “RMC Sport”.

Në komentin e tij gazetari tregon se me ofertën e përgatitur nga PSG, nuk “fiton” vetëm Mbape.

“Asnjë klub tjetër nuk mund të barazojë ofertën e bërë nga Parisi.

Prej saj do të përfitojnë të gjithë. Vëllai i Mbape, familja e tij dhe të gjithë ata, të cilët e rrethojnë. Do të përfitojë edhe agjensia e mamasë së Mbapesë, e cila po ndërton një agjensi për lojtarët. Është një oferftë, e cila nuk është parë kurrë më parë”, tha Daniel Riolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat