Në Itali e bëjnë të kryer

Futboll

Në Itali e bëjnë të kryer

Më: 16 janar 2024 Në ora: 20:03
Zielinski

Tashmë mungon vetëm firma, për t’u quajtur lojtari më i ri i “Zikaltërve” të Inter.

“Fantazisti” i mesfushës së Napoli, Piotr Zielinski është nga ata lojtarë, që mund të konsiderohet si specialistë të Serie A, ku me “Blutë” e tij, polaku ka arritur të fitojë Kupën e Italisë, në vitin 2019-2020, si dhe kampionatin sezonin e shkuar, mirëpo duket se “aventura” e tij në jugun e Italisë, po shkon drejt fundit.

Mesfushori polak, tashmë 29-vjeçar, duket se do të ndërrojë ekip në fundin e këtij sezoni, mbi të gjitha, si një lojtar i lirë, me kontratën e tij, që skadon në qershorin e vitit 2024 dhe deri më tani nuk ka ndërmend të firmosë me “Blutë”, me skuadrat e Roma, Lazio e Inter, që kërkojnë me ngulm shërbimet e “fantazistit” dhe duket se njëra prej tyre ia ka “rrëmbyer zemrën”.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes italiane, “La Repubblica”, ekipi i ri i Zielinski do të jetë pikërisht gjysma “Zikaltër” e Milanos, Inter, me drejtorin sportiv, Piero Ausilio, që duket se ka “peshkuar” një tjetër lojtar me parametra zero, i cili do të ndihmojë jo pak, teknikun Simone Inzaghi, sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat