Mascherano merr vendimin e papritur

Futboll

Mascherano merr vendimin e papritur

Më: 16 janar 2024 Në ora: 22:09
Javier Mascherano

Që prej tetorit, të vitit 2023, ish-“ylli” i Liverpool e Barcelona, Javier Mascherano është tekniku i Kombëtares U23, të Argjentinës dhe këtë vit do të bëjë gati skuadrën e tij, për Lojërat Olimpike të Parisit dhe gjatë një interviste, për mediat argjentinase i ka bërë dy “legjendave”, të Kombëtares “Albiceleste”, një kërkesë të veçantë.

Dy herë fituesi i UEFA Champions League është shprehur se ka dëshirën e madhe, për të grumbulluar, mes lojtarëve të grumbulluar, për Lojërat Olimpike dy kampionët e botës në fuqi, Angel Di Maria e Lionel Messi, me të parin, që aktualisht luan te “shqiponjat” portugeze të Benfica, ndërsa “Pleshti” aktivizohet tek amerikanët e Inter Miami.

“Lojtarë si Messi dhe Di María fituan mundësinë për t’u zgjedhur nëse duan të luajnë në Lojërat Olimpike. Për “Fideon” do të ishte një mënyrë e mirë për të thënë lamtumirë”,- u shpreh ish-lojtari i “Të Kuqve” të Liverpool e “Katalanasve” të Barcelona

Ndërkaq, kujtojmë se në Kombëtaren e përzgjedhur për Lojërat Olimpike janë tri vende të rezervuara për lojtarët mbi 23 vjeç, me turneun e futbollit për meshkuj, që është planifikuar nga 24 korriku deri më 10 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat