Gati firma me gjigantët e Holandës

Futboll

Gati firma me gjigantët e Holandës

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:34
Gerrard e Henderson

Jordan Henderson do të largohet menjëherë nga Arabia Saudite.

Sipas informacioneve të raportuara nga “The Athletic”, mesfushori anglez ka arritur marrëveshjen me Al Ettifaq për zgjidhjen e kontratës. Henderson, i cili ishte në shënjestër të Juventusit, është afër kalimit të përhershëm tek Ajaxi i Amsterdamit.

Lojtari anglez është rikthyer në Britaninë e Madhe pasi mori pjesë në kampin stërvitor dimëror të skuadrës së Gerrard në Abu Dhabi dhe ra dakord në parim për kushtet e një lëvizjeje tek Ajaxi.

Tani është koha për të nënshkruar dokumentet për t’i dhënë fund përvojës së shkurtër aziatike të ish-kapitenit të Liverpoolit. Al Ettifaq ka siguruar që lojtari do të lirohet nga çdo detyrim kontraktual, pra mund të nënshkruajë pas anjë problem me një klub të ri.

Henderson mbylli një rrugëtim 12-vjeçar te Liverpooli korrikun e kaluar për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Ai luajti 17 herë në Saudi Pro League, duke regjistruar katër asistime për skuadrën e drejtuar nga ish-shoku i tij te “Rhe Reds” (Gerrard).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat