​Mourinho drejt rikthimit në Premier Ligë

Futboll

​Mourinho drejt rikthimit në Premier Ligë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:39
Jose Mourinho

“La Gazzetta dello Sport” bënë të ditur se skuadra angleze, Newcastle United pritet të jetë destinacioni i radhës për ish-trajnerin e Romës, Jose Mourinho, por interesimi nga skuadrat e Ligës Pro Saudite është ende i gjallë.

Mourinho u shkarkua dje nga Roma, dhe u zëvendësua me legjendën e klubit, Daniele De Rossi, i cili nënshkroi një kontratë që do ta mbajë atë në “Stadio Olimpico” deri në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave italiane, Mourinho mund të rikthehet në kampionatin anglez te Newcastle, pasi që kjo e fundit ka hyrë në një seri negative të rezultateve nën urdhrat e trajnerit, Eddie Howe.

Pozita e Howe te Newcastle thuhet të jetë nën rrezik, dhe në rast shkarkimi, skuadra angleze mund të kthejë sytë kah “Special One”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat