Ironia e Toni Kroosit

Futboll

Ironia e Toni Kroosit

Më: 17 janar 2024 Në ora: 13:19
Toni Kroos

Toni Kroos u fishkëllua në Arabinë Saudite, ku u luajt Superkupa e Spanjës, të cilën e fitoi Real Madridi pasi mposhti në finale Barcelonën.

Duhet theksuar se mesfushori ka qenë shumë kritik për “mungesën e të drejtave të njeriut” në Arabinë Saudite dhe lëvizjen e lojtarëve të rinj në atë kampionat.

“Ishte diçka e re dhe emocionuese. Ishte një eksperiencë e re, diçka që nuk e kisha përjetuar kurrë, por nuk doja ta humbisja”, ironizoi Kroos në një bisedë me vëllanë e tij në podcastin “Einfach mal Luppen”.

Lojtari gjerman rrëfeu nuk mendonte se sulmet ishin vetëm për të.

“Nuk prisja asgjë nga këto. As që e mendoja se ishte për mua.

Nuk mendoj se është mirë që të rinjtë të shkojnë në ligën saudite dhe të heqin dorë nga ndeshjet e mëdha e të nivelit të lartë në Evropë.

Kështu thashë rreth gjysmë viti më parë dhe për mua tashmë ishte harruar. E kuptova në fund të pjesës së pare vërshëllimat ishin vetëm për mua. Në fillim nuk e mendoja kështu. Pastaj pashë stolin dhe kuptova:

“Kjo është për ty, vetëm për ty”. Mund të them nga zemra se nuk më shqetësoi, as nuk ndikoi në mënyrën time të lojës, përkundrazi ishte mjaft argëtuese”, vijoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat