Sarajeva humbjen me të thellë në kryeqytetin e Kosovës, e ka pësuar në pranverën e vitit 1984 pikërisht me 28 mars, me rezultat 4:0 nga Prishtina, në takimin e javës së 24-të të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë.
Prishtina në një farë forme iu hakmor Sarajevës për humbjen e vjeshtës në “Koshevo”, me rezultat 6:0 (java e 7-të, me 18 shtator).
“Edhe me ‘katërshe’ u la borxhi”, - shkruante me 29 mars sporti i “Rilindjes”.
Atmosferë drithëruese, mbi 30 mijë shikues në stadiumin e Prishtinës.
Pas javës së 24-të, Prishtina renditej në vendin e 10-të me 24 pikë e me dy pikë më shumë se Sarajeva që ishte tri pozita më poshtë, ndërsa Hajduku kryesonte me 30 pikë, i ndjekur nga Zhelezniçari me 30, Cërvena Zvezda 28, Rijeka 27, Partizani 27 sosh etj.
Prishtina - Sarajeva 4:0
Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 30.000.
Shënues: Fadil Muriqi (8'), Behajdin Gjinali (25'), Agim Cana (40') e Zoran Batroviqi (51').
Gjyqtar: Xhafer Gjuka (Peja), Davor Zekan (Spliti) e Zhelko Osteran (Bjellovari).
Prishtina: Sllobodan Shuica 7, Skënder Shengyli 8, Faton Domi 7, Ramadan Cimili 8 (Mensur Nexhipi); Behajdin Gjinali 7, Rifat Mehinoviq 7, Vahedin Ajeti 6 (Rexhep Gaxholli), Fadil Muriqi 7, Fadil Vokrri 6, Agim Cana 8 dhe Zoran Batroviq 6.
Sarajeva: Gjurkoviq 5, Radelashi 6, Kapetanoviq 7, Dragan Bozhoviq 6, Haxhiallagiq 6, Merdanoviq 7, Teskerexhiq 5, Vujiçeviq 6, Petkoviq 5, Boban Bozhoviq (Vukiçeviq 6) dhe Peshiq 5.