Napoli merr një mesfushor dhe një sulmues

Futboll

Napoli merr një mesfushor dhe një sulmues

Më: 17 janar 2024 Në ora: 21:03
Hamed Traore

Hamed Traore është zyrtarisht lojtar i Napolit.

Talenti i Bournemouth, me të cilin ka bërë vetëm 10 paraqitje në dy sezonet e fundit, kalon te klubi italian në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë presidenti i Napolit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i uron mirë se ardhje mesfushorit.

“Mirë se erdhe Hamed“-shkruan në “Twitter” De Laurentiis, ndërsa zyrtarizon transferimin e lojtarit, që do të kryejë vizitat mjekësore të enjten.

Napoli do të mund të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të mesfushorit në fund të sezonit për 25 milionë euro, ndërsa në rast se nuk dëshiron ta mbajë lojtarin pas përfundimit të huazimit, klubi italian do të duhet të dëmshpërblejë Bournemouth.

Ndërkohë, Traore nuk është i vetmi që bashkohet me Napolin, pasi së shpejti te klubi italian pritet edhe një sulmues dhe ky është Cyril Ngonge i Veronës për të cilin klubi italian ka arritur marrëveshjen.

Sulmuesi belg do t’i nënshtrohet kontrolleve të zakonshme mjekësore gjithashtu të enjte, por në ndryshim nga Traore Ngonge do të firmos pas vizitave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat