Munguan edhe ndaj Vllaznisë

Futboll

Munguan edhe ndaj Vllaznisë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:38
Kukësi

Kukësi vazhdon intensivisht stërvitjet për duelin me Egnatian, takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 13:30.

Verilindorët do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat dhe këtë kërkojnë ta bëjnë në “Kukës Arena”.

Stavri Nica do të vazhdojë të qëndrojë te Kukësi dhe prej disa ditësh vazhdon përgatitjet.

Tiomonieri i verilindorëve bëhet me “dhimbje koke” para duelit me rrogozhinasit. Dy lojtarë janë të dëmtuar dhe kjo prish planet e Nicës.

Bëhet fjalë për Momoh dhe Mbarak, të cilët munguan edhe në duelin me Vllazninë. Nga sa mësohet, të dy futbollistët do të mungojë gjatë për arsye dëmtimesh dhe mesa duket rikuperimet e tyre do të zgjasin. Në këto kushte trajneri i verilindorëve duhet të mendojë një “plan B” për sfidat e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat