Një tjetër mungesë e rëndësishme për Dritan Mehmetin

Futboll

Një tjetër mungesë e rëndësishme për Dritan Mehmetin

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:42
Dinamo

Dinamo do të udhëtojë në Korçë për të sfiduar Skënderbeun në sfidën e javës së 20-të të Superiores. Ky takim do të luhet ditën e shtunë duke nisur që nga ora 17:00.

“Blutë” do të kërkojnë të hedhin prapa krahëve humbjen dramatike ndaj Tiranës në derbi dhe ndaj korçarëve do të luftojnë vetëm për 3 pikët. “Nëndetësja” synon rikthimin te fitorja për të bërë “autokritikën” me Dritan Mehmetin që nuk lejon më hapat fals.

Për këtë duel mjaft të rëndësishëm, “Blutë” do të duhet të bëjnë llogaritë pa 2 prej titullarëve. Fatjon Andoni nuk do të mund të japë kontributin e tij ditën e shtunë për shkak se u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën me Tiranën. Në këtë mënyrë lojtari ka plotësuar numrin 4 të tyre dhe do të jetë i pezulluar, ndërsa “prish” kështu planet e Mehmetit për formacionin.

Ndërkohë do të vazhdojë të mungojë edhe këtë javë Alesio Mija. Ky i fundit mungoi edhe ndaj Tiranës në derbi për shkak dëmtimi dhe në këto kushte nuk do të jetë i gatshëm as ndaj korçarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat