Chelsea ofron siguri për lojtarin e tyre

Futboll

Chelsea ofron siguri për lojtarin e tyre

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:52
Paez

Chelsea po ofron mbështetje për familjen e talentit të tyre Kendry Paez shkaku i trazirave që kanë shpërthyer në Ekuador, ndërsa janë kryer një valë sulmesh nga organizata kriminale.

Ndërsa klubi londinez nuk ka komentuar për natyrën e mbështetjes së tyre të vazhdueshme, besohet se klubi po paguan për sigurinë gjatë gjithë kohës për 16-vjeçarin Paez dhe familjen e tij.

Të njëjtën mbështetje ka ofruar edhe Chelsea për anëtarët e familjes së nënshkrimit rekord Moises Caicedo, të cilët ende jetojnë në Ekuador.

Chelsea transferoi Paez, i vlerësuar si një nga të rinjtë më të mirë në botë, për 20 milionë euro nga klubi ekuadorian Independiente del Valle, me një marrëveshje që i riu do të bashkohet kur ai të jetë 18 vjeç- 4 maji i vitit të ardhshëm.

Situata në Ekuador, ku persona të armatosur sulmuan një televizion, ka shkaktuar shqetësim në Chelsea për sigurinë e Paez dhe anëtarëve të familjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat