Reali ia ka frikën Atleticos

Futboll

Reali ia ka frikën Atleticos

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:55
Karlo Ancelotti

“Galaktikët” e Real Madridit do të udhëtojnë drejt stadiumit “Metropolitano” për një tjetër “derbi”, në vetëm 7 ditë, pasi do të përballen sonte (21.30) me “Los Kolçoneros” e Atletiko Madridit, në përballjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Spanjës.

Karlo Ancelotti, theksoi se pas fitores së Superkupës ka pasur një bisedë interesante edhe ish-trajnerin e tij te “kuqezinjtë” e Milanit, Arigo Saki, i cili njëkohësisht është edhe ish-trajner i “bardhekuqve” të Madridit.

“Më pëlqen atmosfera që kemi në klub dhe në dhomat e zhveshjes. Ky është suksesi, shpirti i fort i ekipit.

Ne po luajmë futboll të mirë, solid dhe me ide të qarta. Këto nuk janë vetëm fjalët e mia,

Saki mi tha dje në telefon këto, atmosferë e mirë, ekip që luan me shpirt dhe duke një skuadër që bënë një futboll të mirë. Ne jemi këtu pas një suksesi shumë të rëndësishëm në Superkupë, që për të shkuar te trofeu u përballëm edhe me Atletikon dhe fituam,” u shpreh fillimisht tekniku italian.

Mirëpo, nëse do të merremi me statistikat, kjo do të jetë sfida e tretë këtë sezon, mes këtyre dy skuadrave, me të parën që u fitua nga skuadra e Diego Simeone, ndërsa e dyta nga “Galaktikët” dhe gjatë konferencës për shtyp, Ancelotti nuk ngurroi të fliste as për pritshmëritë e kësaj sfide, e cila siç thamë do të zhvillohet në “shtëpinë” e “Los Colchoneros”.

“Do të jetë një ndeshje më e komplikuar se në Superkupë, sepse Atletiko është një skuadër shumë e fortë në ‘shtëpi’. Nuk mendoj se derbit e mëparshëm na japin një avantazh psikologjik.

Çdo ndeshje është e ndryshme. Po luajmë kundër një kundërshtari shumë të vështirë, është një ndeshje mes dy skuadrave që mund të fitojnë turneun dhe kjo flet për nivelin e duelit, aq më tepër që gjithçka do të vendosen në këtë ndeshje”, u shpreh “strategu” italian..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat