Dy janë objektivat e Juventusit

Futboll

Dy janë objektivat e Juventusit

Më: 18 janar 2024 Në ora: 13:49
Stadiumi

Dy janë objektivat e Juventusit për merkaton e ardhshme. Sipas të përditshmes “Tuttosport”, bardhezinjtë po punojnë për të sjellë në Torino dy mesfushorë.

Bëhet fjalë për lojtarin e Atalanta, Teun Koopmeiners dhe Felipe Anderson, që luan me Lazio. Nëse ky i dyti vjen më koston zero, pasi i skadon kontrata më 30 qershor, lojtari i Atalanta kushton rreth 40 milionë euro.

Por Anderson mund të mbërrijë edhe në janar, por që kjo gjë të ndodhë Juventus duhet të paguajë rreth 4 milionë euro te Lazio. Gjithsesi, drejtuesit e Juventus në merkato, Giuntoli dhe Manna, janë aktivë në bisedimet me të dy lojtarët.

Juventus po kalon një moment të mirë në kampionat, duke qenë dy pikë psa Interit kryesues.

Ndaj ndonjë surprizë me këto dy lojtarë mund të ndodhë që në janar, për të përforcuar skuadrën e trajnerit Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat