Al Hilal arrin në 376 milionë me blerjen e fundit

Futboll

Al Hilal arrin në 376 milionë me blerjen e fundit

Më: 18 janar 2024 Në ora: 15:46
Neymar

Al Hilal ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e nëntë të këtij sezoni, ndërkombëtarin brazilian Renan Lodi: klubi saudit ka arritur kështu një total prej 376 milionësh të shpenzuara në merkato që nga sesioni veror. Vetëm një klub tjetër në botë ka shpenzuar më shumë këtë vit, plot 468 milionë.

Me 23 milionët e shpenzuara për brazilianin (nga të cilat 20% do të përfundojnë në arkat e Atletico-s), Al Hilal ka arritur majat e shpenzimeve të tejkaluara vetëm nga Chelsea i Todd Boehly.

Klubi i Riadit ka arritur në total 376 milionë të investuara këtë sezon që nga sesioni veror. Këtu është lista e të gjitha blerjeve:

– Neymar: 90 milionë

– Malcom: 60 milionë

– Ruben Neves: 55 milionë

– Mitroviq: 52.6 milionë

– Milinkoviq-Saviq: 40 milionë

– Lodi: 23 milionë

– Koulibaly: 23 milionë

– Bonus: 21 milionë

– Tambakti: 11.5 milionë

Vetëm Chelsea ka shpenzuar më shumë këtë vit, duke arritur në 468 milionë. Al Hilal u rendit i dyti, përpara PSG (370 milionë), Tottenham (272) dhe Manchester City (241).,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat