Një kampion si Zahov në portën e Voska Sport

Futboll

Një kampion si Zahov në portën e Voska Sport

Më: 18 janar 2024 Në ora: 16:06
Pamje nga prezantimi

Voska Sport po tregohet shumë aktive në merkato, teksa kjo skuadër ka arritur të bëjë për vete edhe një ndër portierët më të mirë në Maqedoni, Kostadin Zahov.

Ky i fundit te skuadra shqiptare nga Ohri vjen me një bagazh shumë të pasur, duke pasur parasysh se pas vetes numëron 5 tituj kampion, 2 trofe të Kupës, paraqitje të shkëlqyeshme në Europë, plotë 144 rrjeta të paprekura dhe afërsisht 300 ndeshje në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës së Zahov me Voska Sport, prezent ishin edhe presidenti Nefi Useini dhe Drejtori sportiv, Iskender Jonuzi, të cilët u shprehën të kënaqur që në skuadër kanë arritur të sjellin një portier kampion, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë.

Zahov karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje, me skuadrën e Bellasicës, për të luajtur më pas edhe me Vardarin, Horizont Turnovën, Bregallnicën dhe Shkëndijën e Tetovës, me të cilën skuadër kishte arritur sukseset më të mëdha në karrierë, duke u shpallur tre herë kampion, duke fituar dy herë trofeun e Kupës së Maqedonisë, ndërsa dy herë të tjera kampion ishte shpallur gjithashtu edhe me Vardarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat