Kapiteni i Kosovës U-17, transferohet te Ballkani

Futboll

Kapiteni i Kosovës U-17, transferohet te Ballkani

Më: 18 janar 2024 Në ora: 16:29
Art Morina - djathtas

Gjakova njihet si vatër e talenteve dhe nga qytet kanë dalë gjithmonë lojtarë të mëdhenj.

Dhe, një karrierë të suksesshme pritet ta ketë edhe Art Morina..

Futbollisti i rritur tek klubi i futbollit Gjakova e kaloi një periudhë të shkurtër në Ramiz Sadik, ku bëri paraqitje të shkëlqyeshme.

E si rezultat i kësaj forme, 16 vjeçari sot u bë me ekip të ri.

Në fakt, kapiteni i Kombëtares U-17 të Kosovës ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kampionin e Kosovës, Ballkani.

Qendërmbrojtësi gjakovar synon t’i shfaq vlerat e tij tek ekipi Portokalli, ndërsa ai shihet si e ardhme e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat