Gazeta e madhe spanjolle për yllin nga Kosova: Një nga sensacionet në Francë

Futboll

Gazeta e madhe spanjolle për yllin nga Kosova: Një nga sensacionet në Francë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 16:38
Zhegrova në veprim

Gazeta e madhe spanjolle “AS” i ka kushtuar një artikull special yllit të kombëtares së Kosovës dhe Lille-s, Edon Zhegrovës.

Zhegrova ka qenë njëri nga emrat më të përfolur javëve të fundit pas një forme fantastike me klubin francez, Lille, por edhe në gjithë sezonin vjeshtor.

Në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Zhegrova ka kontribuar me 7 gola dhe 7 asistime.

Gazeta spanjolle AS ka bërë një artikull ku i ka dhënë jehonë duke e cilësuar si një sensacion dhe driblues zbavitës.

“Kështu luan dribluesi më zbavitës në ligat e mëdha. Edon Zhegrova është sulmuesi anësor i djathtë kosovar, i cili luan për Lille në Ligue 1 dhe është një nga sensacionet në Francë.

Aftësia e tij në driblim po lë figura rrëqethëse”, e përshkruan gazeta AS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat