“Egnatia, një mundësi për të reaguar”

Futboll

“Egnatia, një mundësi për të reaguar”

Më: 18 janar 2024 Në ora: 20:00
Stavri Nica,

Kukësi i parafundit të renditjes ndeshet të premten pasdreke me Egnatian kryesuese, në takimin që luhet duke nisur nga ora 13:30.

Duke pohuar gjendjen e tensionuar në skuadër, trajneri veteran i Kukësit, Stavri Nica, mendon se, sidoqoftë, kjo sfidë është një mundësi e mirë e skuadrës së tij për të reaguar.

“Sigurisht që tensioni është shumë i lartë dhe unë e kam stimuluar, sepse duhet impenjim maksimal nga të gjithë, nga lojtarët, nga stafi drejtues, për të kërkuar tani që është e mundur, sepse më vonë është e kotë.

Megjithatë, reagime ka, shikoj që janë afruar sot lojtarë dhe mund të përdorim dy ose tre nga këta për ndeshje”.

“Fejzo nga mungon, por është rikthyer Hasa, që mund të na shërbejë në këtë ndeshje. Shikoj një impenjim më të madh. Situata është që duhet të luash mirë futboll dhe të rivalizosh me të fortët për të marrë pikë, nuk ka kohë për të humbur”.

“Skuadra, po reagoi nesër(e premte) me shumë seriozitet dhe të mbështetet edhe nga tifozëria, besoj se do të bëjmë një gjë të bukur. Prurjet e reja? Kam besim, me aq sa kemi parë në video, por vlerësimin do e japim në fushë. Fusha i tregon aftësitë dhe ndihmën që do na japin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat