Henderson nënshkruan për ekipin e Ajaxit

Futboll

Henderson nënshkruan për ekipin e Ajaxit

Më: 18 janar 2024 Në ora: 22:31
Henderson

Edhe zyrtarisht, Jordan Henderson është futbollisti më i ri i skuadrës së Ajaxit.

Henderson ka nënshkruar kontratë me holandezët deri në qershor të vitit 2026.

Mesfushori anglez rikthehet në Evropë, pas një aventure të shkurtë në futbollin arab tek Al-Ettifaq.

Me këtë ekip, ai ka shkëputur kontratën për tu rikthyer në futbollin Evropian.

Henderson do ta vesh fanellën me numrin gjashtë, derisa më parë ka qenë pjesë edhe e Liverpoolit dhe Sunderlandit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat