Egnatia me petk kampioni, bileta për në “final-4” e hipotekuar

Futboll

Egnatia me petk kampioni, bileta për në “final-4” e hipotekuar

Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:39
Egnatia

Egnatia është skuadra që ka mbajtur kryesimin e kampionatit që në fillimin e sezonit dhe këtë edicion po punon shumë që të fitojë titullin kampion.

Pasi triumfoi në Kupën e  Shqipërisë, sezonin e kaluar, presidenti Agim Demrozi deklaroi se do të synojë titullin kampion.

Deri më tani gjërat kanë shkuar në rrugën e mbarë. Egnatia ndodhet në vendin e parë me 40 pikë pas 19 ndeshjes, në një diferencë prej 5 pikësh me Partizanin e vendit të dytë.

Rrogozhinasit janë thuajse të konfirmuar në katërshen e parë, pra në “finale-4”, pasi aktualisht janë plot 18 pikë më tepër se vendi i pestë në renditje. Fituesit e Kupës në fuqi kanë qenë mjaft aktiv në merkato, teksa jo vetëm kanë afruar lojtarë me CV relativisht premtuese, por dhe kanë shitur lojtarë jashtë vendit.

Vusal Isgandarli kaloi në Turqi, ndërsa Gytis Paulauskas u transferua në Ukrainë. Të dy lanë Shqipërinë duke i sjellë klubit ku luajtën në gjysmën e parë të edicionit një shumë të kënaqshme.

Stadiumi do të rikonstruktohet shumë shpejt e do të bëhet me të gjitha kushtet e UEFA-s dhe FIFA-s, pasi vitin që vjen do të presë disa ndeshje finaleve të europianit të U-17 që do të zhvillohen në vendin tonë.

Në Rrogozhinë ëndërrojnë që në “Air Albania” të ngrenë lart trofeun e titullit kampion, teksa tashmë janë një realitet në futbollin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat