Arabët shënjestrojnë Milanin

Futboll

Arabët shënjestrojnë Milanin

Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Lajme të reja qarkullojnë për të ardhmen e Milanit.

E përditshmja italiane “La Repubblica”, konfirmon interesin e fortë të arabëve për klubin kuqezi, që tashmë ka përfunduar në shënjestrën e fondit PIF (Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite), që aktualisht ka në pronësi Newcastle në Premier Ligën angleze.

Në ditët e kaluara, shkruan gazeta, përfaqësuesit e fondit qeveritar arab kanë ardhur në Itali, duke treguar interesin që kanë për të blerë klubin që është shpallur 19 herë kampion i Italisë.

Arabët synojnë maxhorancën e aksioneve, që aktualisht i ka në zotërim Gerry Cardinale, pronari i fondit amerikan RedBird.

Cardinale, që mori drejtimin e Milanit në vitin 2022, ka treguar se ka dëshirë që të rrisë klubin me investime të ekulibruara, duke mbajtur në rregull bilancet. Fondi PIF, synon që të blejë 50% të aksioneve të klubit, një shifër e barabartë me borxhin që RedBird ka ndaj Elliott (pronarëve të vjetër të Milanit). Ky do të ishte hapi i parë dhe më pas blerja e të gjithë aksioneve të klubit kuqezi.

Gjithsesi nuk ka asnjë lajm zyrtar dhe për momentin duket se Cardinale nuk ka si synim që të shesë Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat